Icardi pranon transferimin te Napoli?

  • 22 July 2019 - 16:32
Icardi pranon transferimin te Napoli?

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi thuhet se është i hapur për t’u bashkuar me Napolin, para Juventusit.

Juve e ka lanë të lirë fanellën e tyre me numrin 9 dhe pati shumë thashetheme se ai ishte e rezervuar për Icardi.Megjithatë, Corriere dello Sport shkruan se argjentinasi është ‘duke menduar shumë’ për ofertën e bërë nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.Mediumi italian shton se ai do të flasë me trajnerin Carlo Ancelotti këtë javë dhe se agjenti, njëherë gruaja e tij Wanda Nara po e përkrah gjithashtu këtë ide.

Interi, nga ana tjetër, do të preferonte t’ua shiste atë napolitanëve dhe jo rivalëve të tyre të urryer, Juventusit.Napoli gjithashtu thuhet se do ta ketë numrin 9 të lirë së shpejti, pasi Simone Verdi është afër transferimit te Torino.

Ndërkohë, 26-vjeçari argjentinas është kthyer në Milano pas një fundjavë pushimesh në Ibiza dhe gjatë kësaj jave mund të ketë të reja tjera për të ardhmen. 

(Kosova Sot Online