United kontakton Tottenhamin për Eriksenin

  • 24 July 2019 - 18:32
United kontakton Tottenhamin për Eriksenin

Spurs janë duke e marrë në konsideratë shitjen e mesfushorit të tyre ofensivë

Manchester United janë duke peshuar një lëvizje për Christian Eriksen, pasi që kanë kontaktuar Tottenhamin për sulmuesin ofensivë.

Daily Mail raporton që “Djajtë e kuq” kanë kërkuar nga Spurs që ti mbaj ata të informuar për danezin, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij. 

Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi janë lidhur me një transfer të Eriksen dhe Tottenhami do ta largojë atë për një shumë që sillet rreth 70 milionë funte.

(Kosova Sot Online)