Chelsea dëshiron t’ia “rrëmbejë” Zahan Arsenalit

  • 26 July 2019 - 09:12
Chelsea dëshiron t’ia “rrëmbejë” Zahan Arsenalit

Ylli nga Bregu i Fildishtë mbetet objektiv i klubeve më të mëdha të Premierligës, ndërsa më së shumti e do Arsenali

Chelsea do të mundohet t’ia “rrëmbejë” Arsenalit futbollistin Wilfried Zaha, të cilin “Gunners” po e kërkojnë qe një kohë, shkruan “The Telegraph”.

“Blues” janë të dënuar dhe e kanë të ndaluar të bëjnë transfere, por ata do të mundohen ta arrijnë marrëveshjen me yllin e Crystal Palacet pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.

27 vjeçari ndihet i lumtur dhe krenar me interesimin e klubeve të mëdha për të, edhe pse ende nuk ka arritur ndonjë ofertë zyrtare për lojtarin.

Arsenali thuhet se i ka ofruar 45 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm, mirëpo klubi i tij aktual i do afro 90 milionë euro për lojtarin. 

(kosova Sot Online )