Befasi, Milan rrëmben talentin e Lille

  • 26 July 2019 - 23:07
Befasi, Milan rrëmben talentin e Lille

Milan raportohet se kanë arritur marrëveshje prej 35 milionë euro me Lille për talentin e Portugalisë, sulmuesin Rafael Leao

RMC Sport ka cituar gazetarin portugez, Claudia Garcia që Leao është rrugës për Milan për ta kompletuar transferin e tij.

Sipas këtij radio stacioni, Lille do të këtë edhe 20 për qind të shumës në rast të shitjes së sulmuesit 20 vjeçar, i cili pritet shumë shpejt ti kryej testet mjekësore.

Sulmuesi fillimisht ishte synim i Napolit, por skuadra napolitane dëshirojnë të nënshkruajnë me partnerin e tij në sulm Nicolas Pepe.

Ai do të zëvendësojë Patrick Cutrone, i cili është afër kalimit në Angli tek Wolverhampton.

Leao i ishte bashkuar skuadrës franceze nga Sportingu verën e kaluar dhe i ndihmoi ata që të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve pasi që ka shënuar tetë gola në Ligë 1. 

(Kosova Sot Online)