Bale i hedh benzinë zjarrit, e tepron me deklaratën për Zidane

  • 30 July 2019 - 12:22
Bale i hedh benzinë zjarrit, e tepron me deklaratën për Zidane

Marrëdhëniet e Zinedine Zidane dhe Gareth Bale nuk kanë një marrëdhënie të mirë dhe kjo dihet. Trajneri u largua nga "Los Blancos" se klubi zgjodhi të shiste Cristiano Ronaldon dhe të mbante uellsianin. Francezi nuk toleroi dhe u largua, tani që u kthye sërish në drejtim erdhi me një kusht të qartë: Bale të largohej!  

Situata është e koklavitur, ndërsa asgjenti i Bale, Jonathan Barnett, nuk harron t'i hedhë benzinë zjarrit. "Zidane nuk e pëlqen Gareth. Nuk ka marrëdhënie mes tyre, nuk ka pasur kurrë", - u shpreh ai. 

Një deklaratë që nuk ndihmon asnjë nga palët duke ditur se për momentin sulmuesi ka ngecur te Real Madridi. Oferta kineze është refuzuar nga "Los Blancos".

(Kosova Sot Online)