Vedat Muriqi flet për përballjen e sontme me Bayern Munichun

  • 30 July 2019 - 17:03
Vedat Muriqi flet për përballjen e sontme me Bayern Munichun

Vedat Muriqi ndihet i privilegjuar që me shokët e tij të Fenerbahçes do të përballen sonte me gjigantin bavarez, Bayern Munich në turneun “Audi Cup”

Vedat Muriqi ndihet krenar dhe i privilegjuar që do të përballet me Bayern Munichun.

Sulmuesi kosovar ka udhëtuar dje me ekipin e tij, Fenerbahce për në Gjermani ku pritet të ketë përballje të forta në kuadër të turneut “Audi Cup”.

Ish-futbollisti i Rizesporit pritet të luajë sonte në ndeshjen me gjigantin bavarez, e cila do të fillojë në orën 20:30.

Pjesë e turneut “Audi Cup” janë Bayern Munich, Fenerbahçe, Real Madrid dhe Tottenham.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë që Muriqi t’i tregojë aftësitë e tij edhe kundër skuadrave të mëdha, siç është Bayern.

“Ndaj Bayernit do të jetë një duel prestigjioz për ne. Ne do të takohemi me klubin më të madh në Gjermani. Do të jetë një ndeshje e madhe për ne dhe për tifozët”, ka thënë Muriqi, i pyetur për rëndësinë e lojës.

25 vjeçari është treguar i jashtëzakonshëm me Fererbahçen gjatë kësaj vere, duke shënuar gola thuajse në të gjitha ndeshjet.