Bratislava e mund Feronikelin dhe ia shuan ëndrrën për pjesëmarrje në Ligën e Evropës

  • 30 July 2019 - 20:02
Bratislava e mund Feronikelin dhe ia shuan ëndrrën për pjesëmarrje në Ligën e Evropës

Ëndrra e Feronikelit për ta vazhduar rrugën për kualifikim në sezonin 2019/20 të garës dytësore evropiane, Ligën e Evropës, u shua përfundimisht të martën pas humbjes 2:0 në shtëpi nga Slovan Bratislava në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues në Prishtinë.

Slovan Bratislava kalon në rrethin e tretë kualifikues me meritë, pasi e mposhti kampionin e Kosovës me rezultat të përgjithshëm 4:1 pas dy ndeshjeve.

Kampioni i Kosovës ishte në ndjekje të historisë sepse sikur ta kalonte klubin sllovak, do të bëhej klubi i parë kosovar që arrin aq larg aq rundi i tretë kualifikues në Ligën e Evropës.

Por golat nga De Marco dhe David Holman i mjaftuan kampionit të Sllovakisë ta arrijë një fitore të lehtë kundër klubit nga Drenasi në ndeshjen e kthimit në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.  

Bratislava po vinte nga një fitore 2:1 në shtëpi, në një ndeshje që u prish nga thirrjet politike dhe nacionaliste të tifozëve vendas kundër Kosovës, e cila nisi me braktisjen e këtij takimi nga trajneri serb tashmë i shkarkuar i klubit sllovak, Vladimir Radenkovic, dhe dy futbollistë serbë, të cilët i ishin bindur kërkesave politike të qeverisë së Serbisë për të mos luajtur ndaj klubit kosovar.

Përkundër shpresave të mëdha falë golit të shënuar si mysafir dhe humbjes minimale, Nikli bëri një paraqitje të zbehet dhe plogësht në Fadil Vokrri.

(Kosova Sot Online)