Baseli i shqiptarëve e vazhdon rrugën për kualifikim në Champions falë golave si mysafir ndaj PSV

  • 30 July 2019 - 22:10
Baseli i shqiptarëve e vazhdon rrugën për kualifikim në Champions falë golave si mysafir ndaj PSV

Baseli i Edon Zhegrovës, Taulant Xhakës dhe Albian Ajetit e ka vazhduar rrugën për t’u kualifikuar në sezonin e ri 2019/20 të Ligës së Kampionëve, pasi e eliminoi PSV-në falë golave si mysafir në rrethin e dytë kualifikues të martën.

Baseli e fitoi 2:1 ndeshjen e kthimit kundër PSV-së në St. Jakob-Park, pasi ndeshjen e parë e kishte humbur 3:2 në Holandë, dhe si rrjedhojë kalon në rundin e tretë kualifikues me rezultat të barabartë 4:4 dhe falë golave si mysafirë.

Ylli i Kombëtares së Kosovës Zhegrova, i cili në ndeshjen e javës së kaluar nuk ishte ftuar fare, këtë herë ka marrë ftesë por ndeshjen e shikoi nga banka rezervë.

Ndërkohë, sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Ajeti luajti përsëri titullar duke ditur formën e tij të lartë. Titullar, por këtë herë në rolin e mbrojtësit të majtë, luajti edhe mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka.

Cumart e kaloi Baselin në epërsi në minutën e tetë, pasi një fillimi të vrullshëm të vendasve.

Reagimi i vizitorëve nga Holanda nuk vonoi shumë dhe Bruma i barazoi shifrat në minutën e 23-të, duke e shënuar atë që ishte goli i vetëm i PSV-së në këtë takim.

Van Wolfswinkel ia siguroi Baselit kualifikimin duke e shënuar golin e fitores në minutën e 68-të.

Në rundin e tretë kualifikues, Baseli do të përballet me LASK.

(Kosova Sot Online)