Alushi e kujton ekipin kombëtar të Kosovës nga viti 2010

  • 31 July 2019 - 19:59
Alushi e kujton ekipin kombëtar të Kosovës nga viti 2010

Enis Alushi e ka kujtuar kohën kur ai ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës para 10 vjetëve, në një kohë kur verdhekaltrit nuk njiheshin nga organet qeverisëse të futbollit botëror dhe evropian, FIFA dhe UEFA, përkatësisht.

Alushi – i cili u pensionua nga futbolli profesionist muajin e kaluar, ka zgjedhur rrjetet sociale për t’u kthyer në kohë dhe për ta kujtuar kombëtaren dardane, shkruan Gazeta Express.

Ish-ylli i Nuremberg e ka postuar një fotografi ku shihet me bashkatdhetarët e vet në Kombëtaren verdhekaltër nga viti 2010.

(Kosova Sot Online)