Video qesharake: Gjyshja “çmendet” duke e mbështetur nipin në një ndeshje

  • 01 August 2019 - 10:18
Video qesharake: Gjyshja “çmendet” duke e mbështetur nipin në një ndeshje

Në rrjetet sociale është bërë virale një video ku shihet një gjyshe duke e mbështetur nipin e saj në një ndeshje futbolli.

Pensionistja Samhun Buthkrua, 57-vjeçare, ishte duke e shikuar nipin e saj dhjetëvjeçar të luajë futboll në shkollën e tij në Sisaket, në verilindje të Tajlandës, më nëntë korrik.

Pamjet e shfaqin gjyshen mbështetëse duke qëndruar në vijën e trajnerit dhe pastaj duke vrapuar e duke bërë veprime me pasion ngado që shkonte topi.

Përkundër moshës së saj, gruaja duartrokiste dhe bënte sikur po e godiste topin në ajër saherë që diçka më interesante ndodhte në fushën e lojës.

Samhun vazhdoi duke e mbështetur nipin e saj gjatë gjithë ndeshjes, edhe kur temperaturat arritën deri në 35 gradë celsius dhe kur skuadra e nipit të saj po humbiste 4:2.

 
Bringing Your Nan To Football ë

When you bring your nan along to football and she gets a little carried away... ë

Posted by SPORTbible on Friday, July 19, 2019

(Kosova Sot Online)