Kubo vazhdon ta impresionojë Zidanin në stërvitje

  • 02 August 2019 - 23:44
Kubo vazhdon ta impresionojë Zidanin në stërvitje

Është vetëm 18-vjeçar dhe është blerë për ekipin e dytë, Real Madrid Castilla, por Kubo po tregon se ka kualitete për të luajtur në ekipin e parë nën urdhëratë e Zinedine Zidane.

Çdo seancë stërvitore, ai jep më të mirën dhe të paktën shënon ose asiston – kjo po i pëlqen Zidanit që nuk e ka fshehur dëshirën që lojtari të luajë edhe për ekipin e parë.

Zizu ka konfirmuar se 18-vjeçari i talentuar do të ushtrohet me ekipin e parë, ndërkohë do të luajë në Castilla dhe kohë pas kohe kur do të ketë hapësira edhe në ekipin e parë.

Jovic dhe Hazard, gjithashtu sipas AS dhanë shenja pozitive në stërvitje, derisa ekipit iu bashkëngjiten edhe James Rodriguez, Militao dhe Casemiro.

(Kosova Sot Online)