Dortmund – Bayern, formacionet për finalen e Superkupës së Gjermanisë

  • 03 August 2019 - 13:01
Dortmund – Bayern, formacionet për finalen e Superkupës së Gjermanisë

Dortmund dhe Bayern do të nisin sezonin e ri zyrtarisht sonte, kur të përballen në finale të Superkupës së Gjermanisë.

Nga ora 20:30, në “Signal Iduna Park”, Borussia Dortmundi dhe Bayern Munich do t’i matin për herë të parë forcat për sezonin 2019/20.

Dy klubet më me emër në Gjermani, kampioni dhe nënkampioni, do të luftojnë për trofeun e parë për sezonin e ri, Superkupën e Gjermanisë.

Sipas “Kicker”, dy skuadrat do të mundohen të zbresin me formacionet më të mira në fushë, edhe pse është vetëm fillimi dhe asnjëra prej skuadrave nuk e ka arritur atë formën që mund ta arrijnë përgjatë sezonit.

Formacionet e mundshme:

Image

(Kosova Sot Online)