“Nëse do të isha në vend të Van de Beek do të nisesha për Madrid me biçikletë”

  • 03 August 2019 - 14:38
“Nëse do të isha në vend të Van de Beek do të nisesha për Madrid me biçikletë”

Rafael van der Vaart ka këshilluar Donny Van de Beekun që të mos mendohet dy herë dhe të pranojë ofertën e Realit.

Van de Beek është duke u kërkuar nga Zinedine Zidane, ashtu si Paul Pogba, për të përforcuar mesfushën e cila ka çaluar shumë viteve të fundit dhe kjo është parë edhe në ndeshjet parasezonale këtë verë.

Ish-lojtari i Realit, Rafael van der Vaart, ka analizuar transferimin e mundshëm të Donny Van de Beek në “Santiago Bernabéu”, diçka që ai s’do të kishte menduar dy herë: “Natyrisht se do të nënshkruaja për Realin. Nëse do të isha në vend të tij, do të nisesha për Madrid me biçikletë”.

“Është momenti ideal që ai të shkojë në Madrid. Madridi ka bërë një parasezon të dobët dhe tifozët presin të tjera transferime. Do t’i ketë minutat e tij, por konkurrenca është e fortë në Madrid. Mendoj se Reali i përshtatet stilit të lojës së tij”.

Van der Vaart, bashkëkombësi i 22-vjeçarit, mendon gjithashtu se Van de Beek ka bërë sezon mjaftueshëm të mirë për ta veshur fanellën e bardhë.

“Mendoj se Donny meriton të shkojë në Madrid dhe ka shanse të mira për të pasur sukses. Ka luajtur mirë sezonin e kaluar në Ligë dhe Champions League, tashmë e njohin atë. Është një djalë punëtorë, normal, dhe shumë i dashur”.

Kujtojmë se Va nder Vaart e ka veshur fanellën e Realit për dy sezone, ka shënuar 12 gola në 73 paraqitje.

(Kosova Sot Online)