Cristiano Ronaldo: Goli më i mirë, aktrimi pas futbollit…!

  • 05 August 2019 - 12:23
Cristiano Ronaldo: Goli më i mirë, aktrimi pas futbollit…!

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka pranuar se goli i tij i preferuar është ‘goli i tij i fundit’ dhe se dëshira e tij është të luante me legjendën e Portugalisë, Eusebion.

Ronaldo foli për kanalin e YouTube, Soccer.com, ku u përgjigj në një seri pyetjesh “të nxehta”.

“Është e vështirë”, u përgjigj ai, kur u pyet të zgjidhte golin më të mirë të tij, nga 700 golat në karrierë.

“Ta përmendësh një, unë kam nja… 700 gola. Gjithmonë do të them se më e mira është, ajo e fundit. Nuk është më e bukura, e di, por golat janë gjithmonë të rëndësishme, kështu që e fundit. Dhe e ardhshmja do të jetë edhe më e rëndësishme, me siguri”.

“Në mendje kam shumë lojtarë me të cilët do të doja të luaja, por do ta përmend një nga vendi im i cili vdiq disa vite më parë – Eusebio. Ai është njëri nga bijtë e Portugalisë dhe do të doja të luaja me të për shkak se ai është portugez, ai ishte një person i pabesueshëm dhe kisha dashur të luaja me të në ekipin kombëtar”.

“Aktor ose ndoshta model. Nuk e di. Nuk e di nëse kam talent të aktroj por gjithmonë them se kur punon dhe përkushtohesh, mund të arrish gjithçka”.

“Filmi im i preferuar… Jam më shumë tip i dokumentarëve por Silence of the Lambs. E di se është film i vjetër, 34-35 vjet i vjetër, por më pëlqen drama”. 

(Kosova Sot Online)