Zyrtare: Milan transferon Duarten

  • 07 August 2019 - 13:16
Zyrtare: Milan transferon Duarten

Milani e ka konfirmuar transferimin e Leo Duartes nga Flamengo për 11 milionë euro.

Lajmi u konfirmua të martën, pasi Milani e regjistroi Leo Duartes si lojtar të vetin për sezonin e ardhshëm në zyret e Lega Serie A.

Braziliani besohet se ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me kuqezinjtë, që e mban atë në klub deri në vitin 2024.

 

23-vjeçari i ka bërë gjithsej 60 paraqitje për Flamengon, duke i shënuar dy gola, por ai nuk e ka bërë asnjë paraqitje për ekipin e tij kombëtar ende.

Duarte do ta zëvendësojë Cristian Zapatan në pozitën e qendërmbrojtësit në skuadrën e Marco Giampaolo, pasi që kolumbiani është transferuar në Genoa. 

(Kosova Sot Online)