Mesazhi i Neymarit për Zidane në rrjetet sociale

  • 09 August 2019 - 11:41
Mesazhi i Neymarit për Zidane në rrjetet sociale

Neymari i ka shfrytëzuar llogaritë e tij në rrjetet sociale për ta shpërndarë një fotografi të veten përkrah trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane.

Fotografia, e shkrepur në dhjetor të vitit 2012, u bë gjatë një ndeshjeje miqësore në Porto Alegre. Në atë fotografi shihen edhe bashkëkombësit e brazilianit, Ronaldo Nazario, Falcao dhe Alex de Souza.

Neymari luajti në skuadrën e Shokëve të Ronaldos, që u përball me skuadrën e Shokëve të Zidane, në atë ndeshje, që qëllim e kishte pasur të ngre fonde për ta mbështetur UNDP-në (Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim).

Fotografia u postua fillimisht nga Falcao, ndërsa Neymari e rishpërndau atë. Ky veprim i brazilianit e ka tërhequr vëmendjen e tifozëve të Real Madridit pasi që ai po përflitet për një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.

Sulmuesi brazilian besohet se i ka treguar Paris Saint-Germaini se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, pasi kishte shkuar atje nga Barcelona në vitin 2017. Por, kampioni francez nuk ka marrë ende ofertë në mënyrë zyrtare për futbollistin.

Paris Saint-Germaini nuk pritet ta lejojë shitjen e Neymarit pa i marrë sërish 222 milionë eurot që i shpenguar verën e dy vjetëve më parë për transferimin e yllit brazilian nga klubi katalonas.

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner, ka thënë se kthimi i 27-vjeçarit “mund të përjashtohet në këtë moment” dhe kjo e hap derën për kalimin e Neymarit te rivali më i madh i ish-klubit të tij, Real Madridi.

 

(Kosova Sot Online)