David Luiz: Kisha nevojë për një sfidë të re, dua të fitoj me Arsenalin

  • 09 August 2019 - 12:00
David Luiz: Kisha nevojë për një sfidë të re, dua të fitoj me Arsenalin

Mbrojtësi brazilian i ka treguar arsyet e largimit të tij nga Chelsea për t’iu bashkuar Arsenalit

Përforcimi i ri i Arsenalit, David Luiz e ka treguar arsyen e largimit nga Chelsea për t’iu bashkuar “Gunners”.

Futbollisti brazilian thotë se ndiente që kishte ardhure fundi i ciklit të tij në “Stamford Bridge” dhe se e shihte klubin tjetër londinez si një mundësi të mirë për një sfidë të re.

Luiz u shit në Arsenal për afro 10 milionë euro.

“Cikli im në Chelsea kishte përfunduar. Bisedova me drejtuesit e Chelseat. E kisha mundësinë të vija në një tjetër klub të madh”, ka thënë Luiz për uebfaqen zyrtare të Arsenalit.

“Në jetën time, gjithmonë i kam dashur sfidat. Nuk frikësohem t’i provoj gjërat. Epoka ime në Chelsea kishte përfunduar dhe mezi pres ta nis një etapë të re në jetën time këtu. E njoh kualitetin e ekipit, lojtarët dhe kjo ma bën më të lehtë punën. Kam ambicie të bëj gjëra të mira dhe të fitoj trofe”, ka shtuar ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit.

Sipas mediave britanike, 32 vjeçari frikësohej se do të kishte pak hapësira në “Stamford Bridge” me trajnerin Frank Lampard dhe për këtë e kërkoi largimin.

(Kosova Sot Online)