Man Unitedi, i gatshëm t’ia huazojë Romës Sanchezin dhe t’ia japë vetë shumicën e pagës

  • 09 August 2019 - 12:48
Man Unitedi, i gatshëm t’ia huazojë Romës Sanchezin dhe t’ia japë vetë shumicën e pagës

Manchester Unitedi ia ka ofruar Alexis Sanchezin Romës në formë huazimi dhe ata do të ishin të gatshëm edhe ta paguajnë pjesën më të madhe të pagës së tij, pretendojnë mediat italiane.

Sipas Tele Radio Stereo, “Djajtë e kuq” duan aq shumë ta largojnë kilianin Alexis Sanchez nga skuadra, saqë ata janë të gatshëm ta paguajnë një pjesë të rrogës së tij vetëm për ta dërguar diku në formë huazimi.

Paga e Sanchezit bën që klubet e tjera të mos kenë shprehur interesim për të aspak deri më tani. Ai paguhet 350 mijë funte në javë në “Old Trafford”, ku ,përmes bonuseve dhe të drejtave të imazhit, paga i shkon deri në 500 mijë euro në javë.

Gjithsej i bie se Lukaku i fiton 24 milionë euro në vit, ose maksimumi 26 milionë.

Natyrshëm, Roma nuk është e gatshme ta paguajë një shumë të tillë për kilianin. Pikërisht për këtë arsye, Manchester Unitedi është shprehu i gatshëm ta paguajë më shumë se gjysmën e pagës së tij për sezonin 2019/20.

Sanchezi është tani 30-vjeçar, por ai u bë i famshëm për herë të parë në Serie A me Udinesen, në vitet 2008-2011. Paraqitjet e tij bënë që Sanchezi ta fitojë transferimin në Barcelonës për 26 milionë euro në vitin 2011.

Pas Barcelonës, Arsenali ishte klubi i radhës për Sanchezin. Megjithatë, në janar të vitit 2011, ai iu bashkua Manchester Unitedit, me të cilët s’ka arritur ta dëshmojë veten, duke kontribuar vetëm me dy gola dhe katër asiste në 27 ndeshje të zhvilluara gjatë sezonit të kaluar.

(Kosova Sot Online)