Starton Premierliga, formacionet zyrtare Liverpool – Norwich City

  • 09 August 2019 - 20:09
Starton Premierliga, formacionet zyrtare Liverpool – Norwich City

Shaqiri nuk starton në ndeshjen e parë të Liverpoolit në Premierligë për sezonin 2019/20

Nga ora 21:00, në “Anfield”, me takimin Liverpool – Norwich City, do të startojë kampionati më spektakolar në planet, Premierliga, kompeticioni me më shumë rivalitet, por gjithashtu edhe kampionati më i pasur në rruzull.

Ky do të jetë edicioni i 28-të i Premiershipit, që nga themelimi dhe ndryshimi rrënjësor që pësoi kampionati anglez në vitin e largët 1992.

Liverpooli nuk e pati fatin ta fitojë pas më shumë se 20 viteve titullin duke mbetur një pikë prapa Manchester City sezonin e kaluar, por fitoi trofeun e Champions League, trofe që mund ta ndihmojë Liverpoolin të nisë diçka të mrekullueshme me gjeneratën e artë që aktualisht ka Jurgen Klopp.

Xherdan Shaqiri, këtë sezon do të kërkojë më shumë minuta, por duhet të punojë ende për t’i pasur, sepse ndeshjen e parë të sezonit e nis nga stoli.

Image
Image

(Kosova Sot Online)