Klopp për lëndimin e Alisson: Nuk duket aspak mirë

  • 10 August 2019 - 08:48
Klopp për lëndimin e Alisson: Nuk duket aspak mirë

Klopp ka dhënë lajmin e keq për tifozët e Liverpoolit.

Alisson është lënduar mbrëmë në ndeshjen e parë në Premierligë për sezonin 2019/20.

Portieri brazilian, u detyrua ta braktisë ndeshjen kundër Norwich City që në pjesën e parë, sfidë të cilën e fituan vendasit në “Anfield” 4-1.

Tani, trajneri i “Redsave”, Jurgen Klopp, ka folur për shkallën e dëmtimit të numrit një të portës së Liverpoolit dhe sipas gjermanit, lëndimi nuk duket të jetë i lehtë.

“Ndoshta ka diçka më shumë se një tërheqje. Nuk e dimë saktësisht, por momentalisht nuk duket aspak mirë”, tha Klopp menjëherë pas ndeshjes.

Derisa Alisson të mos kthehet, numri një në portën e Liverpoolit do të jetë ardhja e re, Adrian, i cili zëvendësoi të larguarin, Simon Mignolet, që u shit për 8.2 milionë funte te  Club Brugge.

(Kosova Sot Online)