Mediat italiane zbulojnë shumën që ka fituar Milani nga miqësorja me Feronikelin

  • 10 August 2019 - 14:14
Mediat italiane zbulojnë shumën që ka fituar Milani nga miqësorja me Feronikelin

Milan ka arritur në kryeqytetin kosovar Prishtinë, për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Feronikelin.

Gjiganti italian për herë të parë ka ardhur në Kosovë dhe kjo ardhje e tyre ka entuziazmuar tifozët shqiptarë të Milanit.

Mediat italiane kanë raportuar edhe për pagesën që ka marrë klubi italian për këtë miqësore.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Milani nga kjo miqësore ka mbushur arkat e klubit me 250 mijë euro.

(Kosova Sot Online)