Van Dijk: “Topi i Artë? Votuesit do të marrin vendimin e duhur”

  • 11 August 2019 - 09:39
Van Dijk: “Topi i Artë? Votuesit do të marrin vendimin e duhur”

Van Dijk është kandidatë për ta fituar “Topin e Artë”, së bashku me Lionel Messin.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është i nderuar që konsiderohet një ndër kandidatët për ta fituar “Topin e Artë” dhe beson se ata që kanë të drejtë vote, do t’ia dhurojnë këtë çmim atij që me të vërtetë e meriton.

Ai insiston se është i fokusuar vetëm që të përmirësohet dhe të jetë shembull për të rinjtë në klub.

Deri para pak ditësh, Van Dijk ishte qendërmbrojtësi më i shtrenjtë në botë, atë epitet e mban tani Harry Maguire që për më shumë se 90 milionë euro kaloi nga Leicester City te Manchester United.

Van Dijk e ndihmoi Liverpoolin në mbrojtje për të luftuar për titullin e Premierligës, por në fund mbeten një pikë prapa Manchester City.

Ai luajti rrol të madh në triumfin në Champions League, trofe që Liverpooli se kishte fituar që nga viti 2005.

“Është e qartë, jam i nderuar që përmendem si një kandidatë për “Topin e Artë”, por e vetmja mënyrë për të ndikuar, është të përqendrohem në lojën time”, tha Van Dijk.

“Unë s’mund të votoj, por jam i sigurt se ata që do ta bëjnë këtë do të dalin me vendimin e duhur. Nëse zgjidhem, atëherë do të jem i nderuar. Por, nëse nuk zgjidhem, nuk do të jetë fundi i botës”. 

(Kosova Sot Online)