Ronaldo apo Neymar, cili e fitoi duelin në ring?

  • 11 August 2019 - 14:31
Ronaldo apo Neymar, cili e fitoi duelin në ring?

Neymar dhe Cristiano Ronaldo përfundojnë në ringun e boksit për reklamën televizive portugeze. Ata janë pa diskutim dy nga futbollistët më të mirë në botë.

Sidoqoftë, asnjëri prej tyre nuk mund të përshkruhet si njeri i fortë i futbollit. Ronaldo është ndërtuar si një makinë, por, le të jemi të sinqertë, ai nuk është luftëtar.

E njëjta gjë mund të thuhet për Neymar, i cili nuk është aq i mirë fizikisht sa CR7, por kompenson shumë gjëra me anën teknike. Me këto gjëra në mendje, ishte më shumë se pak për t’u habitur t’i shihnim së bashku dy superyjet e futbollit në ringun e boksit.

Një video-xhirim ka përfunduar në rrjetet sociale të shtunën në mbrëmje, që tregon Neymar dhe Ronaldo në ringun e boksit, duke u përballur në këtë sport burrëror.

Nuk jemi të sigurt se cili e ka fituar betejën. Ndoshta Ronaldo, për shkak të gjatësisë më të madhe dhe avantazhit të peshës.

Portugezi, 34 vjeç, është i gjatë 1.85 metra dhe peshon 84 kg. Neymar, nga ana tjetër, ka epërsinë e moshës (është vetëm 27 vjeç), por është i gjatë 1.75 metra dhe peshon 68 kg.

Sidoqoftë, njerëzit në rrjetet sociale po pyesnin se cili ka përfunduar i shtrirë në tokë. Ka pasur “KO” apo jo?! Disa, madje supozuan se duhet të jetë diçka e rreme, raporton telesport. Por jo, është e vërtetë. Ky duel është pjesë e një reklame të një televizioni portugez, e cila u publikua muajin e kaluar. Ikonat e futbollit po promovonin “Meo”, një rrjet mobil portugez.


(Kosova Sot Online)