Legjenda e Liverpool, ofertë portierit hero: Adrian mund ta marrë falas shtëpinë time…

  • 15 August 2019 - 12:06
Legjenda e Liverpool, ofertë portierit hero: Adrian mund ta marrë falas shtëpinë time…

Jamie Carragher, ish-lojtari i Liverpool-it, bëri shaka me Adrian, se mund t’ia falë shtëpinë atij, pas heroizmit të portierit në Superkupën e UEFA-s, kundër Chelsea. Portieri spanjoll priti të vetmen penallti nga “ruleta ruse”, pasi 120 minuta lojë u mbyllën në barazimin 2-2. Ai i dha trofeun skuadrës së Jurgen Klopp në Stamboll, të mërkurën në mbrëmje. Adrian, i lënë i lirë nga West Ham në fund të sezonit të kaluar, nënshkroi për Liverpool vetëm më 5 gusht.  

Atij iu dha mundësia e shpejtë e debutimit me kampionët e Europës, për shkak të një dëmtimi të Alisson. Carragher kishte zbuluar gjatë fitores së javës së parë të Premier League (Liverpool ndaj Norwich City) se Adrian kishte qenë të shihte shtëpinë, që ai po kërkon të shesë në Merseyside. Dhe tani, ish-lojtari i kombëtares angleze mund të jetë i gatshëm të heqë dorë nga shuma e kërkuar për shtëpinë në fjalë, nëse ajo shkon për të sistemuar portierin spanjoll. 

"Adrian mund ta ketë shtëpinë time falas, me të gjitha". Ky ka qenë postimi (tweet) i Carragher në rrjetet sociale. Duke folur për “BT Sport”, vetë Adrian nuk e fshehu lumturinë e madhe: "E nisa mbarë te Liverpool. Jam vërtet i lumtur për ekipin dhe tifozët. Ishte një lojë e gjatë, por me një fund të shkëlqyeshëm për ne".

(Kosova Sot Online)