Tri skuadra italiane pas Sanchezit

  • 15 August 2019 - 16:36
Tri skuadra italiane pas Sanchezit

Sulmuesi kilian pritet të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere

Alexis Sanchez është i dëshpëruar me situatën e tij në Manchester United.

Prandaj, sulmuesi kilian është i gatshëm të largohet nga “Old Traffordi” këtë verë.

Sipas mediave angleze, interesim për ish-futbollistin e Udineses, Barcelonës dhe Arsenalit kanë shfaqur tri klube italiane.

“Daily Mail” raporton se kiliani mund të rikthehet në Serie A, derisa interesim për të kanë shprehur Milani, Napoli e Juventusi.

Përfaqësuesi kilian është në kërkim të një ekipi ku do të mund të luante si titullar pasi në “Old Trafford” nuk ka bindur dhe ka përfunduar në bankinë.

Madje, mediat britanike shkruajnë se, nëse nuk largohet këtë verë nga Unitedi, ai mund të përfundojë në ekipin e rezervistëve. 

(Kosova Sot Online)