Kosova U16 mposhtet nga Qipro

  • 15 gusht 2019 - 23:16
Kosova U16 mposhtet nga Qipro

Kosova U16 është mundur nga Qipro me rezultat 54:71 (10:20, 20:22, 12:10, 12:19), në garë për vendet 17-24 në Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Basketbollistët e Kosovës zhvilluan një lojë të mirë në çerekun e dytë dhe atë të tretë, por perioda e parë ishte fatale për Dardanët e rinj.

Eliot Peci është dalluar te Kosova me 15 pikë. Tashmë U16 do të vazhdojë garat për vendet 21-24, në Evropianin që po zhvillohet në Podgoricë të Malit të Zi.

Kjo është një përvojë e mirë për basketbollistët e rinj të Kosovës.


(Kosova Sot Online)