Guardiola tregon kandidatët: Gjashtë klube për titull, si Sterling ka pesë apo gjashtë lojtarë në Ligën Premier

  • 16 August 2019 - 20:04
Guardiola tregon kandidatët: Gjashtë klube për titull, si Sterling ka pesë apo gjashtë lojtarë në Ligën Premier

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, ka folur sot për mediat në prag të ndeshjes ndaj Tottenhamit.

Ai është ndalur në kandidatët për titull, duke i parë si të barabarta gjashtë skuadra.

“Manchester City, Liverpool, Tottenham, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal. Skuadra e Chelsea humbi ndaj United dhe “Reds” në finale, por kanë luajtur mjaft mirë. Të gjitha ekipet janë përforcuar”. 

“Edhe ne kemi bërë një punë të mirë në afatit kalimtar”.

“Sterling? Si ai ka pesë apo gjashtë në Ligën Premier. Çdo skuadër pretendente për titull ka një kampion të tillë”.

“Ky kampionat është i jashtëzakonshëm. Në debutim realizoi tri gola dhe dëshiron gjithnjë më shumë”, ka thënë Guardiola.

(Kosova Sot Online)