PSG synon fitoren e dytë në Ligue 1 pa Neymar

  • 18 August 2019 - 20:25
PSG synon fitoren e dytë në Ligue 1 pa Neymar

Paris Saint-Germain ka udhëtuar sot në Rennes ku do të përballet me këtë skuadër, me synimin e vetëm fitoren e dytë në Ligue 1 në këtë sezon

Pas fitores se parë në Parc des Princes, pa Neymar kundrejt të cilit pati edhe fyerje, PSG ka udhëtuar sot në Rennes ku do të përballet me ekipin e këtij qyteti.

Edhe në këtë ndeshje, PSG do të jetë pa Neymarin derisa mediat ende përfolin destinacionin e tij gjatë verës, në mes të Barcelonës dhe Real Madridit që favorizohen për shërbimet e tij.

(Kosova Sot Online)