Rummenigge: Coutinho do ta ndihmojë Bayernin me kreativitetin dhe teknikën e shkëlqyeshme

  • 19 August 2019 - 12:53
Rummenigge: Coutinho do ta ndihmojë Bayernin me kreativitetin dhe teknikën e shkëlqyeshme

Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut e ka shprehur gëzimin e tij për transferimin e brazilianit në Bavari

Drejtuesit e Bayern Munichut ndihen mjaft të lumtur që Philippe Coutinho iu bashkua gjigantit bavarez për sezonin e ri.

Ylli brazilian u huazua për një vit në “Allianz Arena”, ndërsa kampioni gjerman e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të lojtarit pas një viti.

Shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge e ka shprehur gëzimin e tij për transferimin e brazilianit në Bavari.

“Ne kemi punuar për Philipe Coutinhon qe një kohë dhe jemi mjaft të lumtur që kemi arritur ta transferojmë atë. Ai do ta përforcojë fazën ofanzive të ekipit me kreativitetin dhe teknikën e shkëlqyeshme”, ka thënë Rummenigge.

Edhe pse i realizoi 21 gola në 76 paraqitje për gjigantin spanjoll, Coutinho nuk i ka arsyetuar pritjet për të në Camp Nou, ku ishte transferuar në janar të viti 2018 nga Liverpooli.

Coutinhon gjatë kësaj vere e kanë kërkuar edhe Paris Saint-Germaini dhe Tottenhami. 

(Kosova Sot Online)