Marcelo rrëfehet për tatuazhin në dorë për nder të gjyshit

  • 19 August 2019 - 17:25
Marcelo rrëfehet për tatuazhin në dorë për nder të gjyshit

Jo të gjithë futbollistët i kanë kushtet e mira që në fëmijëri dhe gjithçka që iu duhet atyre, është vetëm të punojnë që një ditë t’i prekin majat në futboll.

Shumë yje futbolli kanë vuajtur në fëmijëri, para se një ditë të kenë gjithçka, falë milionave që i fitojnë nga futbolli.

I tillë është mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo.

Ai disa herë ka treguar vështirësitë që ka hasur në fëmijëri, duke ndjekur ëndrrën e madhe, të bëhet futbollist profesionist.

Marcelo ka treguar se gjithmonë e ka pasur krah të djathtë gjyshin, që me veturën e tij të tipit Volkswagen, i kishte dërguar kudo, edhe në stërvitje.

Ai kishte besuar shumë se një ditë, nipi i tij do t’i arrijë majat në futboll, diçka që e ka bërë tashmë braziliani, pasi Marcelo numëron katër trofe të UEFA Champions League dhe shumë të tjerë me Realin.

“Pse ke një tatuazh Volkswagen në krahun e djathtë? Gjyshi im gjithmonë besonte në mua dhe më merrte gjithandej. Ai bëri gjithçka që është mundshme që një ditë më shihte si profesionist. Dhe tatuazhi është makina me të cilën ai më dërgonte gjithmonë për t’u stërvitur”, u shpreh Marcelo.

31-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2006.

Ai ka bërë 487 paraqitje me Los Blancos dhe ka shënuar 36 gola, derisa ka dhuruar edhe shumë asiste. 

(Kosova Sot Online)