Di Natale: Alexis do të jetë shumë i mirë në Inter

  • 19 August 2019 - 19:47
Di Natale: Alexis do të jetë shumë i mirë në Inter

Legjenda e Udineses, Antonio Di Natale mendon se ish shoku i tij i skuadrës, Alexis Sanchez “ do të kthehet në formë të tij më të mirën” në Inter me Antonio Conten

Burime të shumta në Itali, Angli dhe Kilë kanë konfirmuar që marrëveshja është arritur si huazim me mundësi blerje për 15 milionë derisa Manchester United do të paguan më shumë se gjysmën e pagës së tij.

Ai pritet që të bëj testet mjekësore dhe të regjistrohet në listën e të punësuarve nga dita e martë.

“Sanchez në Inter do të jetë një blerje e jashtëzakonshme dhe një loto për të dyja palët që do të fitojnë mirë nga ky transfer”, tha Di Natale për La Gazzetta dello Sport. 

“Alexis është një ekzemplarë i një lojtari profesionist, një lojtar i cili vije më herët në stërvitje dhe nuk di të ndalet në asnjë moment gjatë ndeshjes. Rikthimi i tij në Itali, nga ku ai la një reputacion të shkëlqyer do të jetë edhe më i fortë sidomos me një trajner të madh si Conte, i cili ka kërkuar që ta merr atë edhe gjatë kohës në Juventus”.

Sanchez dhe Di Natale kanë luajtë së bashku në Udinese gjatë viteve 2008-2011, ku Alexis kishte shënuar 21 gol dhe kishte bërë 112 asiste në 112 ndeshje.

(Kosova Sot Online)