Wolves – Manchester United, formacionet zyrtare

  • 19 August 2019 - 20:12
Wolves – Manchester United, formacionet zyrtare

Wolverhampton Wanderers dhe Manchester United i kanë publikuar formacionet zyrtare për xhiron e dytë që zhvillohet në kuadër të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq do të shpresojnë që të fitojnë në udhëtim të ‘Ujqit’, pas fitore 4-0 ndaj Chelseat në xhiron e parë në “Old Trafford”.

Në këtë takim United nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e lojtarëve si, Eric Bailly dhe Timothy Fosu-Mensah, që janë të lënduar.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin “Molineux Stadium”.

Formacioni startues i Wolves: Patricio, Bennett, Coady, Boly, Doherty, Otto, Dendoncker, Neves, Moutinho, Raul, Diogo.

Formacioni startues i Manchester United: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw, McTominay, Pogba, Lingard, James, Martial, Rashford.

(Kosova Sot Online)