Punë e kryer: Alexis Sanchez është gati për Inter

  • 19 August 2019 - 22:45
Punë e kryer: Alexis Sanchez është gati për Inter

Alexis Sanchez është rrugës së huazimit të tij në Inter me opsion blerjen për 15 milionë euro, derisa sot ai as nuk është ftuar për ndeshjen e Manchester United sonte kundër Wolves

Kiliani nuk është parë fare në këtë ndeshje të Premier Ligës kundër Wolverhampton Waderers.

Ish sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone është në bankën e Wolves në ndeshjen e parë të tyre në Molineux.

Ka pasur shumë raporte në Itali dhe Kili që Sanchez do ti bashkohet Interit si huazim i lirë me opsion blerjen në fund të sezonit për 15 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni, Manchester United po ashtu do ta paguajë s’paku gjysmën e pagës së tij, ku Interi do të paguajë vetëm 4 milionë euro.

Testet mjekësore pritet që të kryhen nesër në Itali, pasi 30 vjeçari të nënshkruan kontratë të re.

Ky është një rikthim në Seria A derisa ai luajti për Udinesen nga 2008-2011, për t’u shitur mandej në Barcelonë për 26 milionë euro.

Ai mandej u transferua në Arsenal më 2014 për 42.5 milionë euro, por ai vuajti të shkëlqej në Manchester United pas transferimit nga Arsenal për 34 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)