Solskjaer e mbron sistemin e penalltive në Man United

  • 20 gusht 2019 - 08:16
Solskjaer e mbron sistemin e penalltive në Man United

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka tentuar ta qetësojë situatën e tensionuar rreth barazimit 1:1 të Manchester Unitedit të hënën kundër Wolves, ku mesfushori Paul Pogba e humbi një penallti.

Epërsia e Manchester Unitedit nga goli i pjesës së parë nga Anthony Martial nuk zgjati për 90 minuta, pasi që Ruben Navas e shënoi një supergol. Pak minuta më vonë, Paul Pogba e fitoi një penallti, për shkak të një ndërhyrjeje që iu bë pas një driblimi të mirë në zonën e portierit, transmeton Gazeta Express.

Pogba dhe Rashfordi biseduan mes vete para se të gjuhej ajo penallti, ashtu siç kishin bërë edhe para se Rashfordi ta shënonte një penallti kundër Chelseat në ndeshjen paraprake. Francezi e gjuajti penalltinë në fund, mirëpo goditja e tij u ndal nga portieri Rui Patricio.

“Natyrisht, ne e kishim një penallti ku normalisht do t’i merrnim edhe dy pikë të tjera dhe ta shënonim atë, por nganjëherë portieri bën pritje të mira”, u shpreh Solskjaer pas ndeshjes, në një intervistë të dhënë për Sky Sports.

“Ata dy [Rashfordi dhe Pogba] janë të caktuar për t’i gjuajtur penalltitë, mirëpo ata vendosin, në atë vend dhe në atë moment, se kush do ta gjuajë secilën penallti”.

“Nganjëherë lojtarë thjesht kanë vetëbesim se do të shënojnë. Pauli i ka shënuar për ne aq shumë dhe sot Patricio e bëri një pritje të mirë”.

“Por, ju mund ta shihni nga përgatitjet tona se janë dy gjuajtës të penalltive të caktuar”. 

(Kosova Sot Online)