Lovren pranon largimin nga Liverpooli, drejt transferimit te Bayer Leverkusen

  • 22 August 2019 - 17:24
Lovren pranon largimin nga Liverpooli, drejt transferimit te Bayer Leverkusen

Dejan Lovren po largohet nga Liverpooli pas pesë viteve të kaluara në Anfield.

Mbrojtësi kroat iu bashkua kampionëve aktual të Evropës në verën e vitit 2014 nga Southampton.

Edhe pse ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për katër vite, në edicionin e kaluar Lovren e ka humbur pozitën e titullarit te The Reds.

Trajneri Jurgen Klopp i ka bërë të qartë se është zgjedhja e katërt pas Van Dijk, Gomez e Matip. 

Kjo ka bërë që kroati të pranoj largimin nga Anfield dhe karrierën do ta vazhdoj në Bundesliga.

Bayer Leverkusen pritet të jetë skuadra e re e reprezentuesit kroat, pasi kanë bërë një ofertë rreth 20 milionë euro për të.

30-vjeçari pritet të nënshkruaj një kontratë katër vjeçare me Leverkusen, ku pritet ta formojë dyshen e mbrojtjes me gjermanin e ri Jonathan Tah.

(Kosova Sot Online)