Iniesta i shkruan letër prekëse Torresit, para ndeshjes së fundit të tij

  • 23 August 2019 - 10:46
Iniesta i shkruan letër prekëse Torresit, para ndeshjes së fundit të tij

Andreas Iniesta e ka publikuar një letër prekëse për bashkëkombësin e tij, Fernando Torresin, i cili sot do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në karrierën e tij si futbollit, para se të pensionohet.

Në qershor u bë e ditur se 35-vjeçari do të pensionohej së shpejti nga futbollist profesionist. Pas 18 vjetëve të kaluar në fusha të futbollit, sot është dita kur ai do të luajë për herë të fundit.

Torresi do ta mbajë shiritin e kapitenit të Sagan Tosus për herë të fundit në ndeshjen e sotshme kundër Vissel Kobes në ligën japoneze. Në këtë ndeshje lamtumirëse, në fushën e lojës do të jenë edhe ish-bashkëlojtarët e tij në Spanjë – Andreas Iniesta dhe David Villa.

Iniesta dhe Villa janë gjithashtu afër fundit të karrierave të tyre, pas sukseseve të shumta që i kishin shijuar bashkë me Torresin në ekipin kombëtar të Spanjës, duke i fituar titujt e EUR0 2008, Kupës së Botës 2010 dhe EURO 2012.

Para se të fillojë kjo ndeshje mes Sagan Tosu dhe Vissel Kobe, Iniesta e shkroi një letër prekëse për Torresin, e cila u publikua nga El Mundo.

“Sa e çuditshme. Mos më thuaj jo mua, Fernando. Është shumë e çuditshme, do të thosha bukur e çuditshme. Ja ku jemi të dy, për ta luajtur ndeshjen e fundit të karrierës tënde. Mua më ka mbetur edhe pak. Këtu jemi, në anën tjetër të botës”, shkroi Iniesa.

“Duket sikur jeta, aq e çuditshme sa është, na solli deri këtu në Japoni për të thënë lamtumirë. Futbolli na solli së bashku para 20 vjetëve, kur ishim fëmijë. Epo, ti gjithmonë do të jesh “El Nino” dhe kurrë nuk do të ndahemi”.

“Ne u takuam kur kishim ëndrra utopike. Ai goli që e shënove për ne në EURO U-16 me ekipin kombëtar në Angli! Nuk do ta harroj kurrë gjestin që e bëre kur ma dedikove mua golin. E pashë në TV sepse isha detyruar të shkoj në shtëpi për shkak të një lëndimi”.

“E kujtoj atë fanellën e nënshkruar në Trinidad me një premtim që dukej i parealizueshëm. Por, ne e arritëm. Dhe, që nga atëherë, kemi qenë gjithmonë së bashku. Vienna, Johannesburg… Ai pasim i paharrueshëm nga Xavi për ty që ti ia atribuon mjeshtrit Luis Aragones”.

“Qendra e sulmit, ku ti i shënove golat më të rëndësishëm të jetës tonë. Të ndarë, por gjithmonë së bashku. Dhe deri në momentin e fundit, mbi klubet e fanellat. Ne jetuam në qytete të ndryshme – Ti në Madrid e unë në Barcelonë. Por, ne nuk ishim kurrë armiq. Vetëm shokë që vishnin fanella të ndryshme”.

“Historia jonë, edhe pse shumë njerëz nuk e dinë, nis shumë më parë, nga shumë larg. Nuk ka rëndësi që një ditë ti i kalove kufijtë për të shkuar në Premierligë, ku ata e zbuluan talentin e veçantë e “El Ninos”, fillimisht në Liverpool e pastaj në Chelseat”.

“Kur ti u ktheve në shtëpi, në Atletico, unë u preka sikur të gjithë të tjetër sepse futbolli, përtej sukseseve dhe dështimeve, është një mënyrë e të kuptuarit të jetës. Dhe ti, Fernando, e ke nderuar këtë sport, sportin tonë”.

“Nuk e kam fjalën për golat që i ke shënuar sepse para shumë viteve unë e humba numërimin apo titujt që i ke fituar në karrierën tënde të mrekullueshme. Unë po flas për sjelljen tënde, respektin tënde, bashkëlojtarët, kundërshtarët dhe, natyrisht, topin”.

“Topin me të cilin filluam të luajmë nëpër fusha anonime, larg nga dritat, nga kamerat, deri kur së bashku i përjetuam mijëra ndjenja të tjerë duke e fituar Kupën e Botës për vendin tonë. Kur të takohemi në Spanjë, unë do të ta tregoj ty atë fanellë, atë thesar që askush s’e ka zbuluar”.

“Edhe pse, është e vërtetë, nuk ka asnjë thesar më të mrekullueshëm sesa shoqëria, Fernando. Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm, që na ka dërguar në çdo qoshe të botës. Dhe shiko ku jemi sot: Në Tosy, unë dhe ti duke luajtur në një ndeshje futbollit. Edhe në një ndeshje futbolli”.

“Por, nuk është çfarëdo tjetër, është e fundit për ty, kush e dinte? Ti do të përballesh me mua dhe David Villën. Pastaj do të shkosh në shtëpi. Mirëpo, ti duhesh ta dish se sot është topi më i mërzitur sesa dje. Shijoje gjithçka që të del në rrugë dhe ji i lumtur. Por, sa e çuditshme Fernando. As nuk je larguar dhe tashmë veçse po më mungon”. 

(Kosova Sot Online)