Roma po e konsideron transferimin e Kalinicit

  • 23 August 2019 - 14:06
Roma po e konsideron transferimin e Kalinicit

Sulmuesi kroat mund të largohet nga Atletico Madridi, ku nuk arriti ta tregonte veten

Roma është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.

Dhe, Gianluca Di Marzio njofton se Giallorossi ia kanë vënë syrin futbollistit të Atletico Madridit, Nikola Kalinic.

Dy sulmuesit Patrik Schickdhe Gregoire Defrel pritet të largohen nga kryeqyteti italian këto ditë, prandaj Roma ka nevojë për përforcime ndërkohë.

31 vjeçari Kalinic mund të merret në formë huazimi me opsionin e blerjes përfundimtare.

Pas eksperiencës së zbehtë tek Milani, përfaqësuesi kroat nuk është se tregoi shumë as në Madrid. 

(Kosova Sot Online)