Sportingu i vendosur për Andre Silvan

  • 26 August 2019 - 14:50
Sportingu i vendosur për Andre Silvan

Klubi portugez synon ta marrë futbollistin e Milanit në formë huazimi për një sezon.

Sporting Lisbona është e interesuar për sulmuesin e Milanit, Andre Silva.

Klubi portugez dëshiron ta marrë lojtarin në formë huazimi, shkruan Calciomercato. 

Sidoqoftë, “Rossoneri” po planifikojnë ta shesin përfundimisht sulmuesin portugez, i cili e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi tek Sevilla.

Andre Silva u la në bankinë në humbjen e Milanit 0:1 nga Udinese të dielën dhe ky është një konfirmim që klubi italian nuk llogarit në shërbimet e tij.

(Kosova Sot Online)