Futbollisti që la Shqipërinë për Kosovën po bën kërdi në Gjermani

  • 26 August 2019 - 15:28
Futbollisti që la Shqipërinë për Kosovën po bën kërdi në Gjermani

Valmir Sulejmani po bën kërdi në Bundesliga 3 të Gjermanisë. Ish futbollisti i Shqipërisë, të cilën e kishte lënë për t’iu bashkuar Kosovës, po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme me fanellën e klubit gjerman, SV Waldhof Mannheim.

Sulmuesi 23-vjeç i ka realizuar dy gola në fitoren e djeshme të ekipit të tij kundër Duisburgut, të cilën ndeshje Mannheim e fitoi me rezultat 4:3.

Në këtë mënyrë Sulejmani arriti kuotën e katër golave në gjashtë xhirot e para të këtij kampionati, duke e paralajmëruar kështu kandidaturën e tij për t’u zgjedh golashënues i ligës. 

(Kosova Sot Online)