Mijatovic: Hazardi e ka të pamundur të bëhet si Ronaldo në Real Madrid

  • 27 August 2019 - 11:57
Mijatovic: Hazardi e ka të pamundur të bëhet si Ronaldo në Real Madrid

Predrag Mijatovic nuk mendon se Eden Hazardi është i aftë t’i arrijë paraqitjet e të njëjtit nivel me Cristiano Ronaldon në Real Madrid.

Ish-sulmuesi anësor i Chelsea u transferua këtë verë në Real Madrid dhe ai pritet ta ketë një rol të rëndësishëm në skuadrën e Zinedine Zidane gjatë sezoni 2019/20, përkundër që s’ka mundur të luajë deri më tani për shkak të një lëndimi.

Ai do ta ketë të vështirë ta përsërisë suksesin e Ronaldos gjatë kohës së tij në Real Madridit, pasi që ylli i Juventusit i kishte shënuar plot 450 gola në 438 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat për “Los Blancos”.

Përderisa ish-lojtari i Real Madridit, Mijatovic, beson se Hazardi është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, ai beson se është e pamundur që belgu ta ketë në njëjtin ndikim me Ronaldon në kryeqytetin spanjoll.

“Hazardi është një lojtar shumë i mirë, s’kam asnjë dyshim për këtë gjë. Ai është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë. Por, sipas meje, ne nuk mund të presim që ai të bëjë atë që e bëri Ronaldo”, u shpreh Mijatovic për Goal.

“Sipas meje, është e pamundur – nuk ka asnjë futbollistë në botë që mund të luajë sikur Ronaldo. Presioni në Real Madrid është ndryshe nga presioni në Chelsea dhe ti ke nevojë për pak kohë për t’u mësuar të përballesh me të”.

Zidane do të shpresojë se transferimi i Hazardit do t’i ndihmojë Real Madridit të përmirësohet nga sezoni i kaluar – kur madrilenët u eliminuan në fazat e hershme të Ligës së Kampionëve nga Ajaxi dhe mbetën 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga.

Për t’u përmirësuar, Real Madridi ka qenë mjaft aktiv gjatë këtij afati kalimtar të verës. Mirëpo, pasi që afati kalimtar nuk mbyllet deri më 2 shtator, tifozët e “Los Blancos” ende shpresojnë në transferimin e Neymarit nga Paris Saint-Germainit ose Paul Pogbas nga Manchester Unitedi. 

(Kosova Sot Online)