Georgina: Të jetosh me Ronaldon s’është e lehtë

  • 27 August 2019 - 13:05
Georgina: Të jetosh me Ronaldon s’është e lehtë

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo tani formojnë një nga çiftet më të famshëm në botë dhe, mbase, edhe më të admiruar. Modelja bukuroshe, megjithatë, dëshironte t’i tregonte “The Sun” diçka mbi jetën e saj private, duke nxjerrë në pah gjithashtu atë që nuk shfaqet në një foto apo video të postuar në rrjetet sociale:

 “Të jetosh me Cristiano Ronaldon nuk është e lehtë, por unë nuk do ta ndryshoja atë me asgjë tjetër në botë. Ajo që ndiej për të është më e fortë se çdo lloj presioni. Ndiej admirim të madh për të dhe anasjelltas”.

Zonja “Ronaldo” rrëfen gjithashtu aspektet jo të thjeshta të ndarjes së jetës me një nga njerëzit më të famshëm në botë. Pastaj, ajo zbulon edhe takimet e para me yllin portugez: “Ne u takuam për herë të parë në një dyqan “Gucci”, ku unë punoja si shitëse. Pastaj, pas disa ditësh u takuam përsëri në një event mode. Aty biseduam më qetësisht. Për të dy ishte dashuri me shikim të parë, një dashuri e vërtetë”.

Në fund, Georgina dëshiron të tregojë se paratë nuk janë gjithçka në jetë.

“Paraja nuk të siguron lumturinë, nuk është gjithçka në jetë. Pa dyshim që është e rëndësishme, sepse të lejon të blini atë që dëshironi. Vdekja e babait tim, kohëve të fundit, më ka mësuar që pasuria më e madhe që mund të ketë njeriu është shëndeti”. /Telesport/Georgina: Të jetosh me Ronaldon s’është e lehtë.

(Kosova Sot Online)