Anglisë do t’i mungojë lojtari i njohur kundër Kosovës

  • 27 August 2019 - 14:39
Anglisë do t’i mungojë lojtari i njohur kundër Kosovës

“Tre Luanët” nuk do të mund të llogarisin në mbrojtësin e majtë, Luke Shaë, i cili u lëndua së fundmi me ekipin e tij, Manchester United. Ndërkohë, edhe Kosova do t’i ketë disa mungesa për duelin ndaj Anglisë, i cili do të zhvillohet më 10 shtator

Anglia nuk do të mund të llogarisë në Luke Shawn për ndeshjet e shtatorit.

Në fakt, mbrojtësi i majtë është lënduar në ndeshjen e fundit me Manchester Unitedin dhe pritet të mungojë një muaj,

Me këtë rast, “Tre Luanët” duhet ta shikojnë zëvendësuesin e Shawt, i cili do të mungojë në ndeshjen e 10 shtatorit ndaj Kosovës.

Shaw u zëvendësua në pjesën e parë në ndeshjen e së shtunës ndaj Crystal Palacet.

Ai do të mungojë në gjashtë ndeshjet e ardhshme të “Djajve të Kuq” ndaj Southamptonit, Leicesterit, West Hamit, Arsenalit, Liverpoolit e Norwichit, por edhe në dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2020”, kundër Bullgarisë dhe Kosovës.

Nga ana tjetër, Kosova po ashtu do të përballet me lëndime dhe mungesa për ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

Hekuran Kryeziu, Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe Herolind Shala, do të janë katër mungesat e mëdha të “Dardanëve”.

(Kosova Sot Online)