PSG-ja nis negociatat për Mandzukicin

  • 28 August 2019 - 11:03
PSG-ja nis negociatat për Mandzukicin

Paris Saint-Germaini i ka nisur negociatat me Juventusin për transferimin e sulmuesit Mario Mandzukic gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Drejtuesit e Paris Saint-Germainin kanë nevojë për përforcime, pas lëndimeve të Kylian Mbappes dhe Edinson Cavanit, përderisa Neymari e dëshiron transferimin në Barcelonë.

Duke e pasur këtë situatë parasysh, gazetari i famshëm sportiv italian, Gianluca di Marzio, pretendon se parisienët e kanë kontaktuar kampionin e Serisë A për ta transferuar Mandzukicin para 2 shtatorit, kur mbyllet afati kalimtar i verës.

33-vjeçari është përfolur për një largim nga skuadra e bardhezinjve këtë verë, pasi që kthimi i Gonzalo Higuainit ka bërë që ai të mos ketë vend në lirë në skuadër dhe të rrezikojë të mbetet në stol për të gjithë sezonin.

Megjithatë, përkundër që Mandzukici është i gatshëm të largohet, Di Marzio pretendon se kroati dëshiron më shumë kohë para se ta marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij. Megjithatë, koha nuk është në anën e tij pasi që të hënën mbyllet afati kalimtar.

Për këtë arsye, sulmuesi kroat mund të mbetet në skuadrën e Juventusit deri në janar dhe pastaj ta marrë një vendim për të ardhmen e tij. 

(Kosova Sot Online)