Bakayoko dëshiron të kthehet në Milan

  • 28 August 2019 - 12:06
Bakayoko dëshiron të kthehet në Milan

Mesfushori i Chelseat, Tiemoue Bakayoko, raportohet se ia ka bërë të ditur Milanit se dëshiron t’i ribashkohet klubit kuqezi.

Sipas gazetës së madhe italiane, Tuttosport, zyrtarët e Milanit nuk e përjashtojnë mundësinë e kthimit të Tiemoue Bakayokos në skuadër, veçanërisht nëse Franck Kessie shkon në Monaco këtë javë.

25-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar si i huazuar në “San Siro”, duke i bërë 42 paraqitje dhe duke e fituar dashurinë e një pjese të madhe të tifozerisë së gjigantit italian.

Megjithatë, ai i prishi marrëdhëniet me trajnerin e atëhershëm të Milanit, Gennaro Gattusos, gjatë pjesës së fundit të kontratës së tij dhe madje vendosi as të mos shfaqej në seancat stërvitore.

Pengesë për kthimin e Bakayokos në Milan mund të jetë sërish trajneri, përkundër që tani këtë pozitë e mban Marco Giampaolo. Trajneri i ri preferon të luajë me lojtarë si Ismael Bennacer dhe Lucas Biglia në mesfushë.

Mirëpo, mesfushori francez mund të kthehet si zëvendësues për Kessien, i cili po kërkohet nga Monaco. Pengesë në shitjen e Kessies në Monaco mbetet kërkesa e tij prej 4 milionë eurosh pagë në sezon.

Që nga atëherë, Bakayoko është kthyer në Chelsea. Megjithatë, francezi nuk është në planet e trajnerit Frank Lampard për sezonin e ardhshëm dhe ai deri më tani ka dështuar ta gjejë ndonjë klub tjetër. 

(Kosova Sot Online)