Japonezë e shqiptarë bëjnë tifo për Kosovën, i mbështet edhe ambasadori Malazogu

  • 29 August 2019 - 12:01
Japonezë e shqiptarë bëjnë tifo për Kosovën, i mbështet edhe ambasadori Malazogu

Tifozët japonezë dhe ata shqiptarë janë bërë bashkë për të bërë tifo për Kosovën në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Tokio. Ekipin e Kosovës po e mbështet edhe ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, të cilin e ka falënderuar trajneri Driton Kuka.

Japonia është mikpritëse e Kampionatit Botëror të xhudos.

Dhe, tifozët japonezë duket të jenë mjaft mikpritës.

Ata madje kanë veshur fanella të Kosovës me një slogan të bukur për vendin tonë: “Unë e dua Kosovën”.

Sigurisht, në tribuna kishte edhe tifozë shqiptarë, ndërsa prezent ishte edhe ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, të cilin trajneri Driton Kuka e ka falënderuar publikisht.

“Pamje e bukur nga tribunat në Tokio! Tifozë Japonez të Xhudos Kosovare së bashku me Shqiptarë që jetojnë në Japoni si dhe stafi Diplomatik i Kosovës! Ambasadori Leon Malazogu ka ba një punë të shkëlqyeshme dhe jemi mirënjohës për pritjen, organizimin e gjitha të tjerat rreth ekipit tonë. Tifozët Japonez me sllogan të bukur për vendin tonë: ‘Unë e dua Kosovën’. Gjithandej nëpër fanelat e tifozëve Japonez”, ka shkruar Kuka.

Kosova po merr pjesë në Botëror me pesë garues, ndërsa Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi tashmë kanë fituar medalje të bronztë.

Eksperiencën e Kosovës në “Tokyo 2019” do ta mbyllë Loriana Kuka, e cila do të garojë të premten. 

(Kosova Sot Online)