Vashat e Kosovës të mrekullueshme, mposhtin Turqinë në Fadil Vokrri

  • 30 August 2019 - 22:02
Vashat e Kosovës të mrekullueshme, mposhtin Turqinë në Fadil Vokrri

Kosova ka treguar dhëmbët e saj në ndeshjen e parë për kualifikime në Europianin e vashave duke mposhtur Turqinë me rezultat 2-0

Kosova sot ka zhvilluar ndeshjen e parë në kualifikimet për Europianin e vashave kundër Turqisë të cilën ndeshje e kanë fituar me rezultat 2-0.

Pjesa e parë ishte ajo definitivja që bëri që Kosova ta fitojë këtë ndeshje.

Modesta Uka shënoi golin e parë për Kosovën në minutën e 33, kurse gjashtë minuta më vonë shënon edhe Liridona Syla. 

Në pjesën e dytë vashat e Kosovës kishin më shumë dalje përpara dhe u treguan shumë të rrezikshme përpara kundër vajzave turke të cilat në asnjë moment nuk u treguan të rrezikshme kundër Kosovës.

Kosova gjendet në Grupin A të eliminatorëve bashkë me Holandën, Rusinë, Slloveninë, Turqinë dhe Estoninë.

Pas fitores së sotme Kosova gjendet në vendin e dytë më tre pikë kurse ndeshja e radhës e Kosovës është kundër Sllovenisë si mysafire.

(Kosova Sot Online)