Gjilani fiton kundër Vushtrrisë, Drenica barazon ndaj Trepçës ’89

  • 01 September 2019 - 18:28
Gjilani fiton kundër Vushtrrisë, Drenica barazon ndaj Trepçës ’89

Gjilani ka gjetur edhe fitoren e dytë më radhë, teksa para tifozëve të vet e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat të pastër 2-0

Tomislav Busiç dhe Fiton Hajdari realizuan për ekipin e Gentjan Mezanit që merr fitoren e dytë më radhë për tu ngjitur në kreun e tabelës me skuadrat që kanë tubuar nga gjashtë pikë.

Drenica ka barazuar nëminutën e 93-të të ndeshjes përballë Trepçës’ 89 që e kishte fitoren në duar.

Sulmuesi nga Liberia, Harmon Gbowea e bëri të pavlefshëm golin e Richard Asares në pjesën e parë të lojës.

(Kosova Sot Online)