Mick Schumaher zbulon kur do të debutojë në Formula 1

  • 03 September 2019 - 14:18
Mick Schumaher zbulon kur do të debutojë në Formula 1

Prania e Mick Schumacher, djalit të Michael Schumacher në Formula 2, ka rritur interesin e mediave për këtë kampionat.

Edhe incidenti tragjik i fundjavës së kaluar, ku humbi jetën Antoine Hubert ka bërë që mediat të shohin më shumë nga kampionati i garave të automobilizmit nga ku vijnë talentet.

“Ky interes dhe popullaritet në Formula 2 më ndihmon disi, pasi më kujton atë kaos që ndodh zakonisht në Formula 1. Në një farë mënyrë, kjo më ndihmon për të kuptuar ambientin e një kampionati ku mund të garoj në të ardhmen. Është e bukur kur sheh se shumë njerëz interesohen për ty”, tha Mick Schumacher.

Piloti 20-vjeçar garon në Formula 2 me makinën Prema, ndërkohë që është edhe pjesë e Akademisë Ferrari.

“Kur do të garoj në Formula 1? Kur të jetë moment i duhur. Natyrisht që një titull këtu ku jam më ndihmon shumë, por kjo nuk është e domosdoshme. E rëndësishme është të jem gati për momentin e duhur. Natyrisht kjo gjë do të ndodhë kur të ketë edhe një makinë bosh”, tha Mick Schumacher. 

(Kosova Sot Online)