Guardian: Kushdo që mendon se Anglia e ka të lehtë ndaj Kosovës, lë të mendojë dy herë

  • 05 September 2019 - 11:31
Guardian: Kushdo që mendon se Anglia e ka të lehtë ndaj Kosovës, lë të mendojë dy herë

Gazeta prestigjioze britanike, The Guardian, tërheq vëmendjen se Kosova është skuadra që nuk duhet t’ju ikë pa e parë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 dhe futbollit të kombëtareve këtë fundjavë dhe javën e ardhshme.

Në një shkrim për “10 Gjërat Të Cilave Duhet T’ju Kushtoni Vëmendje”, The Guardian e përmend edhe Kombëtaren verdhekaltër dhe duelin e së martës ndaj Anglisë në Southampton.

 

E përditshmja britanike beson se kushdo që mendon se Anglia e ka shumë të lehtë ndaj Kosovës, duhet të mendojë dy herë dhe Kombëtarja dardane mund të shkaktojë tronditje ndaj “Tre luanëve”.

Kosova e pret Çekinë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë të shtunë, para se të udhëtoj drejt Southamptonit për t’u përballur me Anglinë të martën më 10 shtator.

Shkrimi i Guardian:

Kosova pa yjet para ndeshjes me Anglinë

Suksesi i Kosovës është treguar shumë mirë tashmë dhe ajo do ta vizitojë stadiumin St Mary’s të martën e ardhshme me një ecuri prej 14 ndeshjeve pa humbje, përfshirë një fitore që mori vëmendje kundër Bullgarisë në ndeshjen e fundit.

Ajo është skuadra më e re kombëtare në Evropë, dhe këto ditë, seriozisht vdekjeprurëse dhe kushdo që mendon se Anglia do ta ketë të lehtë duhet të mendojë dy herë, por sa keq që ajo vjen pa dy kërcënimet më të mëdha.

Milot Rashica dhe Arbër Zeneli janë dy prej anësorëve më tërheqës për momentin, por të dytë të lënduar. Mungesa e tyre ia zbeh shanset për t’u kualifikuar në Euro 2020, me Benjamin Kolollin, Hekuran Kryeziun dhe Herolind Shalën që do të mungojnë gjithashtu.

Por, Kosova ka tjerë lojtarë që përbëjnë kërcënim, siç është sulmuesi në formë i Fenerbahce, Vedat Muriqi, dhe Bersant Celina i Swansea City. Prandaj, nëse Kosova del nga ndeshja e së shtunës kundër Republikës së Çekisë e pa dëmtuar, mbase do të tronditë në Southampton të martën. 

(Kosova Sot Online)