Giroud drejt Amerikës

  • 06 September 2019 - 11:52
Giroud drejt Amerikës

Sulmuesi francez mund të largohet nga Anglia për ta vazhduar karrierën në SHBA

Olivier Giroud thotë se është i interesuar të lëvizë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të ardhmen.

32 vjeçari e ka nisur vetëm një ndeshje nga fillimi në katër të tilla në Premierligë këtë sezon.

Ai përfundoi në bankinë edhe në barazimin 2:2 ndaj Sheffield United.

Edhe pse nuk po e mendon largimin e menjëhershëm, ish-futbollisti i Arsenalit po e konsideron lëvizjen drejt MLS-së në vitet e ardhshme.

“MLS, për familjen time, fëmijët e mi që flasin anglisht, është interesante”, është shprehur 32 vjeçari për “RMC Sport”.

“Vitin tjetër? Pas dy vjetësh? Nuk e di kur, por natyrisht se pas kontratës me Chelsean do të jem i hapur për një sfidë finale”, ka përfunduar përfaqësuesi francez.

(Kosova Sot Online)